16 Prill 2024

Beogradi "zhgënjen" serbët e Kosovës

Beograd, 28 qershor - Vendimi i Beogradit për shkrirjen e administratave paralele të shtatë komunave të Kosovës, kritikohet nga politikanët serbë, që nuk janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Politikanët serbë në Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës nuk e kanë pritur mirë veprimin ku sipas tyre Serbia me këtë hap po ndihmon shtetin e Kosovës.

Javën e kaluar, qeveria e Serbisë vendosi që administratat komunale të Podujevës, Gjakovës, Suharekës, Deçanit, Prizrenit, Ferizajt dhe Klinës të shpërbëhen dhe në vend të tyre të emërohen koordinatorë.

Zyrtarë të Qeverisë serbe kanë thënë se ky vendim është marrë për shkaqe financiare, por edhe për shkak se administratat nuk ishin të vendosura në qytetet përkatëse, por në Serbi dhe në pjesët tjera të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Një hap i tillë e ka zhgënjyer politikanin serb nga Mitrovica, Marko Jakshiç i cili ka theksuar se presioni i Brukselit e ka shtyrë Beogradin ta marrë këtë veprim.

"Kjo është pasojë e presionit të Brukselit, sepse Brukseli këmbëngul që të shuhen strukturat e Serbisë në Kosovë. Për këtë arsye, edhe këto shtatë komuna kanë pushuar së ekzistuari, ato po shkrihen. Në anën tjetër, me presionin e Brukselit, Beogradi nuk po lëshon letërnjoftime dhe pasaporta në Kosovë, por kjo po bëhet në territorin e Serbisë" theksoi Jakshiç.

Ndërkohë ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka mohuar se Qeveria serbe po shkrin qeveritë lokale, duke sqaruar se Beogradi synon një strategji tjetër për të zgjidhur problemet në mënyrë më efikase.

Por, serbët në Kosovë, hapin e Beogradit e shohin si një porosi të keqe. Dragan Veliç, nga Këshilli Nacional Serb për Kosovën Qendrore, thotë se është dashur të respektohet Kushtetuta e shtetit serb.

"Do të shohim se cili është qëllimi, por sigurisht se porosia nuk është e mirë. Hapat do të mund të merreshin në një mënyrë tjetër. Do të shohim se cili do të jetë akti i Beogradit. Unë pres që në këtë drejtim të kryhet një reduktim, por jo të shpërbëhen institucionet - gjë kjo që do t'i dëmtonte interesat e komunitetit serb dhe jo vetëm",thotë Veliç.

Beogradit i është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të shkrijë strukturat paralele, të cilat janë më të përqendruara në veri dhe në mjediset me shumicë serbe

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)