19 Tetor 2020

Beogradi kërcënon Bosnjën se nëse njeh Kosovën, shkëputet Republika Srbska

Beograd, 18 shtator - Beogradi nuk ka vonuar në përgjigjen për tja dhënë dy etniteteve të Bosnjë Hercegovinës, Muslimanëve dhe Kroate, të cilët kanë nxitur futjen e njohjes së Kosovës në axhendën e Presidencës Kolektive.

Ka reaguar menjëherë njeriu më i afërt i Aleksandër Vuçiçit në qeverinë serbe, ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

Ai deklaroi se “anëtarët boshnjakë dhe kroatë të Presidencës së BiH, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komsiç, duke votuar për propozimin sipas të cilit BiH duhet të njohë shtetin e rremë të Kosovës, tregoi se ata nuk janë të interesuar për atë që serbët në BiH mendojnë mbi dy etnitetet tjera që e duan Serbinë të copëtohet”.

Në një deklaratë me shkrim, Vulin pyeti Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për sa kohë do të përpiqet që autoriteti i tij të ruajë të gjithë BiH, e cila, siç thotë ai, nuk e dëshiron tërë Serbinë.

"President, nëse ata nuk e respektojnë tërë Serbinë dhe nuk duan Republika Srpska, për sa kohë do të duhet të mbrojmë të gjithë BiH?  President, ju i keni falur ata që u përpoqën t'ju vrisnin në Srebrenicë, mos i falni ata që po përpiqen të vrasnin edhe Serbinë”, tha Vulin në një mesazh për Vuçiç.

Një ditë më parë, Bosnja ka vendosur në rend të dështuar të miratojë njohjen e Kosovës, por ka dështuar ta bëjë këtë si pasojë e vetos së kreut të Republika Srbska, Milorad Dodik që është edhe anëtar i Presidencës treshe të vendit.

Presidenca që ka një përfaqësues të Muslimanëve bosnjakë, një kroat e një serb mbajti dy seancave të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se kroati, Zhelko Komshiç, dhe kryesuesi i përkohshëm, Shefik Xhaferoviç, kanë votuar që BeH-ja ta njohë Kosovën, por Milorad Dodik ishte kundër.

Komshiç po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviç kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e Bosnjës të zhvendoset në Jerusalem.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2020  - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregu i Kafshëve në Prizren, ora 9:30 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)   

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ali Sadriu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme  do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi fillon “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe Kryeministri Avdullah hoti marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe LDS Charities. (Barnatorja Qëndrore e QKUK-së, ora 11:00)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës voton kërkesën për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

-  Kryeministri Avdullah Hoti takon deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë pranimin e 215 tabletëve nga OSBE-ja. (Ambientet e MASh, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ishish kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit në të cilen do te votohet propozim vendimi për ndarjen e 200 bursave për student të Komunës së Gjilanit për vitin akademik 2019/2020. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)