24 Prill 2024

Beogradi është njëri prej mbështetësve të Thaçit dhe Veselit

Prishtinë, 17 shkurt - Beogradi është një prej mbështetësve kryesorë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ka vlerësuar politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Ajo dyshon se autoritetet në Beograd kanë njëfarë marrëveshje me Thaçin.

Në një deklarim për agjencinë FoNet, Trajkoviq ka thënë se “kjo strukturë, e cila është vendosur në Kosovë, është mbajtur direkt pikërisht në marrëveshje me Beogradin dhe Listën Serbe”.

“Këtë e kemi parë gjatë zgjedhjes së presidentit Hashim Thaçi me ndihmën e serbëve”, ka vlerësuar Trajkoviq.

Këtë e ka ilustruar duke thënë se “për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë vendimtar roli i Listës Serbe”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)