25 Prill 2024

Belgjikë, zhvillohen zgjedhje parlamentare

Bruksel, 13 qershor - Në Belgjikë do të zgjidhet këtë të dielë (13.6.) një parlament i ri. Zgjedhjet janë të domosdoshme pas prishjes së koalicionit qeveritar, për shkak të mosmarrëveshjeve të përhershme mes flamandëve dhe valonëve. Mosmarrëveshjet janë pasojë e pakënaqësisë së këtyre grupeve me zgjidhjet aktuale rreth gjuhës. 


Sipas sondazheve të fundit, flamandët e mbledhur në subjektin politik "Aleanca e re flamande" mund të llogarisin me fitoren e numrit më të madh të deputetëve.

Kjo parti angazhohet për ndarjen e Belgjikës. Në trojet e valonëve, më së shumti vota pritet të fitojnë socialistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)