25 Prill 2024

BE vendos të dërgojë mision vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet në Kosovë

Bruksel, 13 shtator - Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të dërgojë mision vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, emëroi Viola von Cramon-Taubadelin shefe të këtij misioni.

Mogherini tha se ky hap riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë.

"Të gjitha palët dhe komunitetet e interesuara duhet të jenë të angazhuara në këtë proces dhe të kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës. Këto zgjedhje zhvillohen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila duhet të bëjë përparim në rrugën evropiane, si në reforma, ashtu edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë", tha Mogherini.

Vendimi i BE-së për të dërguar mision monitorimi vjen pas thirrjes së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tek institucionet e Brukselit.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.

Ato janë thirrur pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti, në muajin korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)