25 Prill 2024

BE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë Dialogun

Bruksel, 6 prill - Krerët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë përmes një deklarate të përbashkët kanë mirëpritur emërimin e Mirosav Lajcak si Përfaqësues Special i BE-së dhe njëkohësisht i kanë u bëjnë thirrje palëve që ta rifillojnë Dialogun.

"Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së në Dialog."

"Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm  të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë", thuhet në deklaratën e BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)