20 Prill 2024

BE pritet të propozojë sot përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi

Bruksel, 17 shkurt - Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pritej që sot në takimin e ministrave të Jashtëm të bllokut, të hedhë propozimin për emërimin e një përfaqësuesi të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, përkatësisht për bisedimet Kosovë – Serbi.

Ende nuk është e qartë se kush mund të jetë ai, por emri më i përmendur është ai i ministritë të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Borrell tha se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e mohoi e as nuk e pohoi një mundësi të tillë.

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)