20 Prill 2024

BE po përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Paris, 29 mars - Vendet e Bashkimit Europian po shpenzojnë miliona, duke punësuar mijëra punonjës dhe lëshuar dekrete urgjente në përgatitje të një largimi pa marrëveshje të Britanisë nga blloku.

Qeveria franceze ka punësuar rreth 700 doganierë shtesë dhe ka investuar 50 milionë euro për të forcuar sigurinë dhe për të ndërtuar infrastrukturë të re në porte dhe aeroporte.

"Eurotunnel", tuneli që lidh Francën me Britaninë, po përgatitet për minimizimin e trafikut të mallrave dhe pasagjerëve pas Brexit.

Kompania ka shpenzuar 15 milionë euro për infrastrukturë dhe sisteme të reja për të mos prishur rendin dhe për t'u përshtatur ndaj kontrolleve të reja.

Zyrtari i "Eurotunnel" John Keefe tha se një e katërta e tregtisë Britani- BE kalon përmes tunelit, i cili mund të jetë një goditje e madhe për tregtinë ndërkufitare dhe udhëtimet në një Brexit pa marrëveshje.

"E vetmja gjë që do të ndryshojë këtu në rast të një Brexit-i të vështirë është se ne po shtojmë skanimin e dokumenteve doganore në kontrollet e sigurisë që bëjmë këtu, prandaj po kontrollojmë nëse ka persona të jashtëligjshëm nëpër kamionë. Po ashtu, ndërkohë që shoferi nuk lëviz gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ne skanojnë dokumentet doganore dhe i dërgojmë si në vendet eksportuese ashtu edhe në ato importuese".

Franca i kushton vëmendje të veçantë Eurotunnelit, i cili transporton miliona pasagjerë dhe kamionë mallrash çdo vit, që luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë e Britanisë me BE-në. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)