25 Prill 2024

BE po i jep ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën

Beograd, 29 korrik - Dy mediat serbe Novosti dhe Kurir shkruajnë se Bashkimi Europian do t`i dorëzojë sot Serbisë një propozim-marrëveshje ku do t`i kërkohet të pranojë Kosovën si shtet dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Sipas tyre propozimi do t`i dorëzohet Marko Djuric, drejtorit të qeverisë së Serbisë në Zyrën për Kosovën.

“Këtë propozim BE-ja e ka përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdor praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbia të pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera” shkruan Novosti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)