21 Mars 2019

BE mirëpret hartimin e statutit të Asociacionit të komunave serbe

Bruksel, 5 prill - Angelina Eichhorst, Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), ishte në një vizitë dyditore në Prishtinë për të adresuar zhvillimet e fundit dhe hapat e ardhshëm urgjent.

Bashkë me udhëheqësit politik të Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë dhe të sigurisë, Eichhorst diskutoi agjendën e integrimit evropian të Kosovës pas miratimit të Strategjisë së re të Komisionit për Ballkanin Perëndimor dhe në kuptimin e raporteve të ardhshme vjetore të Komisionit Evropian, përfshi edhe për Kosovën, që do të publikohet më 17 prill.

“Populli i Kosovës në raport do të ketë mundësinë të lexoj një vlerësim nga dora e parë lidhur me përparimin e Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën e Reformave Evropiane."

"Çështjet e mbështetjes së legjislacionit ndërkombëtar, sundimit të ligjit, drejtësisë, transparencës, procesit të rregullt ligjor dhe gjykimit të drejtë, si dhe luftës kundër krimit të organizuar janë elemente të rëndësishme kundrejt të cilave do të matet progresi. Duke mbetur e përkushtuar ndaj agjendës së BE-së, si orientim i saj strategjik, Kosova mund të presë bashkëpunimin konstruktiv, efektiv dhe të frytshëm me BE-në dhe rajonin në tërësi”, tha Eichhorst.

Ajo përmendi rëndësinë e votimit të suksesshëm në Kuvend, me të cilin u ratifikua marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, një hap i pritur gjatë dhe i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave.

Ajo gjithashtu mirëpriti punën pozitive lidhur me legjislacionin e fundit të miratuar në Kuvend. "Sinjali i funksionimit të institucioneve solide është shumë i nevojshëm, në raste kur ka pyetje, gjithashtu në mesin e popullatës këtu dhe jo vetëm në Bruksel, dhe kur mençuria, besimi dhe lidershipi janë thelbësore".

Theks i veçantë i është dhënë dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ngjarjeve të fundit në Mitrovicë, me të cilat ishte vënë në rrezik siguria e kryenegociatorit të Serbisë dhe e shumë njerëzve që jetojnë dhe punojnë në veri.

Eichhorst nënvizoi se çfarëdo mosmarrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të adresohet dhe zgjidhet në mënyrë paqësore në dhe përmes Dialogut dhe theksoi nevojën urgjente për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura. “Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin / Bashkësinë e komunave me shumicë serbe pa vonesa të mëtejshme”, tha ajo.

Në këtë drejtim, Eichhorst përshëndeti ngrohtësisht njoftimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj për fillimin e punës së Ekipit Menaxhues. "Ne tash do të ftojmë kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, si dhe Ekipin Menaxhues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit", tha ajo.

Eichhorst gjithashtu përmendi vonesën në zbatimin e marrëveshjes së energjisë dhe rikujtoj nevojën urgjente për të lejuar që Kosova të jetë pjesë e mekanizmave regjional të transmetimit të energjisë elektrike.

Sa i përket arrestimit dhe dëbimit të paradokohshëm të gjashtë shtetasve turq me qëndrim të ligjshëm në Kosovë dhe hetimit pasues të iniciuar nga Kryeministri Haradinaj, Eichhorst tha se ky ekstradim ngriti shumë pyetje në Bruksel mbi procesin e duhur, transparencën dhe drejtësinë. "Në përputhje me vendosmërinë e Kosovës për të punuar së bashku për një të ardhme të lirë dhe demokratike, siç përcaktohet edhe në MSA, të gjitha veprimet e institucioneve janë të kushtëzuara nga respektimi i plotë i sundimit të ligjit dhe promovimi universal i respektimit dhe ndjekjes së rregullave dhe normave ndërkombëtare edhe kur është fjala për ekstradimin”.

Në fund, zotimi i vazhdueshëm i Kosovës në Dhomat Speciale demonstron guxim dhe vendosmëri për të bërë përparim të mëtejshëm drejt integrimit në BE dhe për të bërë përpjekje të sinqerta me synim për të garantuar sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësinë dhe pajtimin. Gjatë takimeve, gjithashtu u trajtua edhe roli i EULEX-it për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit, duke krijuar një sistem gjyqësor shumë-etnik, të lirë nga ndërhyrjet politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2019  
- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:50)

- Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë. (Qyteza Pejton Lokalet e NPB-së, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temë"Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut". (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim  organizon diskutim me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të diskutojë për hartat zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temë "Platforma e Kosovës për dialog - realiteti apo fundi i dialogut?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

- SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij Rjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

- Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B lidhur me prezantimin e fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria.  ora 14:00)