25 Prill 2024

BE kundër kthimit të Rusisë në G7

Bruksel, 3 qershor - Bashkimi Evropian të martën hodhi poshtë mundësinë e zgjerimit të G7 dhe kthimin e Rusisë në grup, dhe paralajmëroi Uashingtonin se nuk mund të ndryshojë rregullat e grupit të vendeve më të industrializuara më vete.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshkroi G7 të shtunën në formatin e saj të tanishëm si një “grup shumë i vjetruar i vendeve” dhe tha se ai do të ftojë udhëheqësit e Rusisë, Indisë, Australisë dhe Korenë e Jugut në një takim të shtyrë për në shtator, për shkak të pandemisë koronavirus.

BE e sheh G7 si një kornizë jetësore shumëpalëshe, rregullat e së cilës SHBA, e cila aktualisht kryeson një grup të vendeve më të industrializuara, nuk mund të ndryshojë përgjithmonë, tha një zëdhënës i BE-së.

“Pjesëmarrja e Rusisë në G7 është pezulluar derisa Rusia të ndryshojë drejtim dhe të krijohet një mjedis për një debat të rëndësishëm të G8. Ky nuk është rasti për momentin,” tha ai.

Rusia u përjashtua nga G7 pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, transmeton KosovaPress.

G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Britania dhe Kanada janë shprehur kundër idesë së kthimit të Rusisë në G7.

Moska ka thënë se propozimi i Trumpit për një samit të zgjeruar të G7 këtë vit, ka hapur një numër pyetjesh dhe se diplomatët do të kërkojnë sqarime nga Uashingtoni.

India, Australia dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar se kanë marrë ftesa për të marrë pjesë në samitin e zgjeruar të G7.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi i tha Trumpit në një bisedë telefonike, se Nju Delhi do të ishte i lumtur të punonte me SHBA dhe vendet e tjera për të siguruar një samit të suksesshëm të G7, njoftoi Ministria e Jashtme indiane.

Kryeministri i Australisë Scott Morrison pranoi gjithashtu të martën ftesën e Trump.

“Kryeministri konfirmoi se ai e pranoi me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen e G7, siç bëri vitin e kaluar, kur u ftua të marrë pjesë nga presidenti francez Emmanuel Macron”, tha zëdhënësi i kryeministrit Morrison.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)