28 Mars 2024

Avokati i Popullit bëhet anëtar i Rrjetit Evropian të Organeve të Barazisë

Bruksel, 23 tetor - Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka prezantuar sot para anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të EQUINET kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për të qenë anëtar me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Organeve të Barazisë (EQUINET).

Me këtë rast, Jashari theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës funksionon në përputhje me Statutin e  EQUINET dhe kriteret e paracaktuara dhe së këndejmi plotëson kushtet e kërkuara për të qenë anëtar, krahas institucioneve të tjera të barazisë, anëtare të këtij rrjeti.

Përkundër kundërshtimit formal nga ana e Serbisë, respektivisht notës së protestës nga ana e Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, si dhe lobimit paraprak nga ana e tyre, me shumicë votash, anëtarët e EQUINET votuan për anëtarësimin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës në këtë rrjet.

Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në Rrjetin Evropian të Organeve të Barazisë (EQUINET) është një sukses tjetër i radhës për këtë institucion dhe i shtohet listës së anëtarësimeve në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)