25 Prill 2024

Austria konfirmon mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Prishtinë, 13 prill - Zv. kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, është pritur në një vizitë zyrtare nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës, së bashku me zv. kryeministrin Enver Hoxhaj.

Zv. kryeministri Gashi dhe zv. kryeministri Hoxhaj gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit Sobotka, falënderuan shtetin Austriak për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në etapa të ndryshme kohore, si para ashtu edhe pas luftës, me theks të veçantë në periudhën pas shpalljes së Pavarësisë, nërsa kërkuan mbështetje për proceset e tanishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

“Si shteti i fundit në Balkan që nuk kemi lëvizjen e lirë në vendet e Schengenit, shpresojmë që tash pasi kemi përmbushur kushtin e demarkacionit, do të vazhdoni mbështetjen për të aplikuar procesin e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën. Po ashtu, ne mbështetemi fuqishëm në ndihmën dhe  bashkëpunimit tuaj edhe në procesin e integrimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha zv. kryeministri Hoxhaj.

Kryetari Sobotka, falënderoi dy zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës për vizitën, dhe duke uruar 10 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën në të ardhmen.

 “Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit Evropian në veçanti në liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, theksoi Sobotka.

Ai në anën tjetër, duke folur për investimet e kompanive austriake në Kosovë, kërkoi më shumë siguri për investime në Kosovë.

Gashi e informoi kryetarin e Parlamentit për ligjin e ri për investime strategjike, dhe shprehu përkushtrimin e Qeverisë për të mbështetur investimet e huaja me të gjitha mekanizmat të cilat Qeveria i ka në dispozicion.

“Në Kosovë tashmë kemi disa kompani në fushën e energjisë së ripërtrishme të cilat kanë aplikuar për statusin e investitorëve strategjik. Në këtë drejtim edhe kompania Kelag nga Austria është në proces të aplikimit për një investim rreth 100 milionë euro në fushën e energjisë krahas projektit të cilin janë duke e implementuar në rajonin e Deçanit”, tha zv. kryeminitri Gashi.

Gjatë ditës, zv. kryeministri Gashi do të merr pjesë si panelist në konferencën e organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës dhe Ambasada e Kosovës në Vjenë “10 vite të marrëdhënieve diplomatike mes Austrisë dhe Kosovës”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)