25 Prill 2024

Athina në flakë, dhjetëra të vdekur

Athinë, 24 korrik - Më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.

Qindra forca zjarrfikëse u hodhën në luftë me flakët, por era e fortë dhe temperaturat e larta në zonë, vështirësojnë ndjeshëm punën e tyre.

Momentalisht raportohet se të paktën 50 persona kanë humbur jetën, dhe mbi 30 të tjerë janë të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca të ushtrisë dhe po përdoren edhe helikopterë, ndërsa ende në rrezik ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.

Policia deklaroi se ka shoqëruar një person të dyshuar si zjarrvënës, kurse autoritetet thonë se dyshojnë se zjarri ishte i qëllimshëm, prej përfituesve të tokës publike.

Pak para mbrëmjes të së hënës, edhe disa zjarre të tjera përfshinë zonën periferike në veri të kryeqytetit të vendit, Athinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)