25 Prill 2024

Arabia Saudite deklaron fundin e suksesshëm të Haxhit

Riad, 4 shtator - Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë deklaruar fundin e sukseshëm të pelegrinazhit të sivjetmë të Haxhit, i cili ka mbledhur rreth 2.3 milionë myslimanë nga e gjithë bota.

Princi Khalid al-Faisal, i cili ka udhëhequr komitetin e qeverisë për mbikëqyrken e Haxhit, tha se rituali ka tërhequr njerëz për 30 përqind më shumë se vitin e kaluar dhe se ngjarja pesëditshe ka kaluar pa probleme.

Në vitet e fundit, Haxhin e kanë përcjellë trazira, zjarre dhe rrëmuja vdekjeprurëse të turmave.

Në vitin 2015, rreth 2,300 besimtarë kanë vdekur nga ikja e turmave në Mekë.

Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe është një detyrë fetare për të gjithë besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)