06 Dhjetor 2021

Anëtarësimi i Kosovës në BE është vullnet i popullit më pro-evropian

Bruksel, 13 Janar - Ushtrusja e Detyres, Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Bruksel u mirëprit sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D'Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

Zonja Osmani i falënderoi për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si për dhe procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit.

Më tej, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.

Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje politike, por mbi të gjitha vullnet i përgjithshëm i popullit më pro-Evropian.

Duke folur për rëndësinë e sundimit të ligjit, investimit në arsim dhe shëndetësi për zhvillimin e vendit, Osmani që Belgjika mbetet një shtet model për Kosovën për shumë prej të arriturave të saj.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se liberalizimi i vizave do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, teksa do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke iu referuar rinisë kosovare.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në avancimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunim ekonomik, si dhe rimëkëmbjen duke investuar në arsim, shëndetësi, mbrojtje të mjedisit, si dhe në avancimin e përfaqësimit gjinor në çdo fushë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e njëzetedyvjetorit të themelimit të  Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Objekti i ish-Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, Amfiteatri i Madh, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezenton hulumtimin “Vlerësimi i nevojave të familjeve të skemes sociale”, qëllimi i të cilit është paraqitja e një pasqyre të qartë të gjendjes sociale reale në Prishtinë, dhe ndërtimi i politikave për përmirësimin e gjendjes aty ku ka nevojë. (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

- Gupi i iniciatives “Dikur ja sheh hajrin” të udhëhequr nga të rinjtë e Gjakovës organizojnë aktivitet sensibilizues për mungesën e hapësirave për të rinjtë në komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:30)

- Hapet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e parë inaguruese e Kuvenit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 16:00)

- Promovohet libri “200 Këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri” me autor Korab Shaqiri. (Salla e Përurimeve në librarinë Dukagjini në Prishtinë, ora 18:00)