25 Prill 2024

Ambasadorja Shala marrë pjesë në Samitin Afrikan për Lidershipin e Ri

Marrakech, 20 shtator - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala është nisur sot për në Marok ku do të marrë pjesë në  Samitin Afrikan për Lidershipin e Ri, që nisë punimet zyrtarisht nesër në qytetin Marrakech.

Me ftesë të drejtorit organizativ të samitit dhe themeluesit të organizatës MasterPeace Morocco, z. ElMehdi  ElBadaoui, Ambasadorja Shala në mesin e 150 liderëve të rinjë  nga mbarë bota, është ftuar të jetë një nga folëset kryesore në panelin “ Paqja dhe Siguria në kontinentin Afrikan” ku do të flas mbi rëndësinë e paqes me theks të vecantë sigurisë në vendet afrikane.

Përvec  temave kryesore, ku do të flitet mbi zhvillimet e qëndrueshme të lidershipit, ndërmarrësisë, paqes  dhe qytetarisë globale” është organizuar edhe një session special  mbi prezantimet e shteteve pjesëmarrëse. 

Ambasadorja Shala, në cilësinë e përfaqësueses së Kosovës, në këtë session do të flas mbi historikun e shtet-ndërtimit të Kosovës, që nga koha kur Kosova ishte nën regjimin serb e deri në ditën e pavarësimit të saj, njohjet ndërkombëtare të arritura, sukseset në kulturë e sport etj.

Theks të vecantë në fjalimin e saj Shala do ti vë kërkesës për njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e Marokut dhe vendeve të tjera afrikane, përmes diplomacisë publike., duke e ditur tashmë që Maroku mbetet një nga vendet e shumta afrikane që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa përvec  fjalimit të saj për Kosovën, Ambasadores Shala I është besuar edhe udhëheqja e këtij sesioni special nga ana e organizatorëve.

Pjesëmarrja e Ambasadores Shala në këtë samit është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)