18 Prill 2024

Alarmohet UNHCR-ja, 1500 refugjatë kanë vdekur në Detin Mesdhe

Gjenevë, 4 gusht - Të paktën 1,500 refugjatë dhe emigrantë kanë humbur jetët në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe në shtatë muajt e parë të vitit 2018, njoftoi të premten UNHCR-ja, Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Sipas agjencisë duhet bërë më shumë përpjekje për të luftuar rrjetet e kontrabandistëve.

"Mbi 850 vetë humbën jetët vetëm në qershor dhe korrik, duke e bërë kalimin e Mesdheut si rrugën detare më vdekjeprurëse në botë", deklaroi UNHCR-ja.

Agjencia u shpreh e shqetësuar për numrin në rritje të vdekjeve, pavarësisht se numri i përgjithshëm i refugjatëve në brigjet europiane është ulur dukshëm në krahasim me vitet e kaluara.

Këtë vit, rreth 60 mijë njerëz kanë kaluar Mesdheun, sa gjysma e numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që kaluan këtë rajon të njëjtën priudhë të një viti më parë si dhe i njëjtë nivel me atë para vitit 2014, njoftoi UNHCR-ja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)