19 Prill 2024

Akademia Shkencave e pranon se Rusia e ka humbur garën për dominim në hapësirë

Moskë, 28 nëntor - Presidenti i Akademisë Ruse të Shkencave, Alexander Sergeev, gjatë takimit në Komitetin për Arsim dhe Shkencë të Dumës Ruse, e pranon hapur se Rusia e ka humbur garën me fuqitë e mëdha për dominim në hapësirën.

Takimin për sfidat e shkencës hapësinore ruse, të mbajtur në Dumen Ruse, e hapi kryetari i Komitetit për Arsim dhe Shkencë, Vyacheslav Nikonov, i cili në fillim deklaroj se për këtë temë duhet të gjykuar vetëm përmes shifrave, pra numrit të shkencëtarëve.

Rusia ka vite që ka pushuar të jetë liderë në botën shkencore. Sot në Kinë ka gjashtë herë më shumë shkencëtarë se në Rusia, në SHBA ka dy here dhe se vetëm 1 për qind e të diplomuarve në Rusi merren me shkencë.

Edhe pse në vitin 2012, Putin kishte lëshuar një dekret ku thuhej se për shkencë duhej të ndahen 1.7 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, sot kjo përqindje është vetëm 1.1 për qind dhe kjo e tregon më së miri se ku është shkenca ruse.

Presidenti i Akademisë Ruse të Shkencave, Sergeev, thotë se financimi i projekteve në hapësirë është zvogëluar në minimum, çka nuk na lejon ta konkurrojmë NASA-n Amerikane.

Se sa janë zvogëluar shpenzimet më së miri shihet nga mos realizimi as perse afërmi i plani rus për zhvillimin hapësinor 2016-2025, i cili parashihte që për projekte brenda një viti të ndaheshin nga 12-15 miliardë rubla ruse. Në realitet deri në vitin 2022, financimi i projekteve pritet të bije në 2.9 miliardë rubla, në vend të 15 miliardë rublave të planifikuara.

Sergeev dallimin shumë të madhe në mes financimit në Rusi dhe SHBA, e shpjegon më së miri përmes krahasimit, ku shkenca hapësinore ruse financohet 60 herë më pak se projektet shkencore të NASA-s dhe kjo është arsyeja kryesore sipas Sergeev, se pse shkenca hapësinore ruse e ka humbur garën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)