21 Maj 2019

Ahmeti prezanton Prishtinën në konferencën e komunave të mençura

Kopenhagë, 8 qershor - Kryetari Shpend Ahmeti ishte i​ ftuar sot në konferencën “Komunat e mençura dhe industritë e energjisë efiçentë 2018”. Bashkë me të në panel ishin edhe Kryetari i Komunës Dredensborg (Danimarkë), Thomas Lykke Pedersen, Kryetari i Komunës Egedal (Danimarkë), Karsten Sondergaard, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mutaher Haskuka, Drejtori i Zyrës së Novo Nordisk në Kosovë, Lilzim Adili, si dhe këshilltari për zhvillim të qëndrueshëm të qytetit nga Ambasada e Danimarkës në Kinë, Per Beosgaard.

Në këtë konferencë, Ahmeti tha udhëheqja me Komunën të jep përvojë të jashtëzakonshme, ​​për shkak se je adresa e parë për secilin problem të qytetarëve.

“Danimarka është vend nga i cili mund të mësojmë shumë. Praktikat e mira që janë zbatuar atje, janë shumë nevojshme që të zbatohen edhe në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë së ripërtrishme. Ne si Komunë e Prishtinës, jemi qyteti i parë në Ballkan që kemi Planin e Qëndrueshëm të Mobilitetit (SUMP), që ofron zgjidhje për problemet e shumta që i hasim çdo ditë në trafik”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se për secilën Komunë, janë katër gjëra kryesore në të cilat duhet punuar:

- Shërbimet Administrative - digjitalizimi i shumë shërbimeve në Komunën e Prishtinës ka bërë që qytetarët shumë më shpejt të kenë qasje në dokumentet që iu nevojiten. Për shembull, vetëm përmes E-kioskut, deri sot janë tërhequr mbi 80.000 dokumente;

- Zgjidhjet e mençura për problemet në qytet – ne tani jemi afër zgjidhjes së problemit të parkingjeve. Pagesa për parkingjet publike brenda komunës sonë do të bëhet përmes aplikacioneve dhe pajisjeve të tjera të mençura, me ç’rast qytetarët edhe mund ta shohin gjatë gjithë kohës se ku ka vende të lira për parking;

- Reduktimi i shpenzimeve – mbi 60% e ndriçimit publik në Prishtinës është led, me ç’rast është reduktuar dukshëm shpenzimi edhe i energjisë. Zgjerimi i rrjetit të termokosit dhe investimet që planifikohen të bëhen në ndërtesa kolektive do të ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë.

- Transparenca – përmes platformës Open Data, çdo dokument i Komunës së Prishtinës është publik.

Të gjitha këto mund të integrohen në një koncept të qytetit të mençur që garanton shërbime shumë të mira dhe shumë transparente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)