29 Mars 2024

1 Maji e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në Rajon dhe në Europë

Tiranë, 1 maj - 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

“Edhe 1 Maji i këtij viti, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare”, shkruan Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Presidenti, me anë të një postimi në rrjete sociale,shkruan se gjendja ekonomike në vend është mjaft e rëndë, si dhe që pandemia COVID-19 dhe efektet e saj afatgjata në ekonominë e vendit, pritet t’i përkeqësojnë më tej këto fenomene negative.

Ai bënë thirrje që të tregohet një vëmendje e veçantë që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)