23 Tetor 2018

Zyra e Këshillit të Evropës nis një iniciativë të arsimit përfshirës në Kosovë

Prishtinë, 26 shtator - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve (PPAD).
 
Projekti PPAD do të punojë me deri në 10 shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës për të nxitur një imazh pozitiv të shumë-gjuhësisë lokale dhe rajonale dhe shumëllojshmërisë kulturore si bazë për mësimin e suksesshëm të gjuhëve dhe dialogun ndërkulturor.

Ky projekt i arsimit do të përqendrohet në nxitjen e përafrimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë, duke krijuar mundësi për dialog ndërmjet individëve dhe komuniteteve ndërsa duke zhvilluar besim të ndërsjellë përmes arsimit dhe mësimit të gjuhëve. 
 
Ky projekt do të zgjas 24 muaj dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe bashkë-financohet nga Norvegjia dhe Këshilli i Evropës.
 
Kjo iniciativë e Këshillit të Evropës ka potencialin për të kombinuar iniciativat në bazë në shkolla dhe komunitet me projektet e bazuara në shkollë, zhvillimin e kapaciteteve, partneritetet me shkolla, debatet publike dhe rezultatet e hulumtimit për shkëmbim më të mirë kulturor dhe gjuhësor. Projekti PPAD do të zbatohet në tri faza:
 
Faza 1: Studimi bazë mbi përfaqësimet gjuhësore dhe kulturore të të rinjve, mundësitë dhe pengesat për mësimin e gjuhës dhe arsimi për demokraci  
 
Faza 2: Zhvillimi i kapaciteteve dhe ngritja e vetëdijes përmes projekteve të bazuara në shkollë dhe shkëmbimit ndërkombëtar ndërmjet shkollave
 
Faza 3: Debatet publike, analiza, rekomandimet e politikave dhe publikimi
 
Projekti PPAD është pjesë e Pasqyrës së aktiviteteve të bashkëpunimit në Kosovë. Ky projekt zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe bashkë-financohet nga Norvegjia dhe Këshilli i Evropës.
 
Znj. Isabelle Servoz-Gallucci, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Znj. Sarah Keating, Shefe e Sektorit për Bashkëpunim dhe Ngritje të Kapaciteteve, Departamenti i Arsimit i Këshillit të Evropës, Arber Geci, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Slaviša Mladenović, Komisioner për Gjuhët, Zyra e Komisionerit për Gjuhët, do të paraqesin projektin dhe do t'i përgjigjen pyetjeve nga përfaqësuesit e mediave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)