16 Dhjetor 2019

Zyra e BE-së mbështet pavarësinë e agjencisë së akreditimit

Prishtinë, 16 korrik - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dalë me një deklaratë lidhur me vendimin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë për mos akreditimin e tri universiteteve publike, atij në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë, dhe disa kolegjeve private.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Zyra e Bashkimit Evropian, ka shkruar se ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsim më cilësor.

"Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (SQC), ka marrë vendimin për t’ua tërhequr akreditimin tri universiteteve publike dhe katër kolegjeve private. Ky vendim do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin këtë vit akademik."

"Ne e kuptojmë se këto universitete do të vazhdojnë të funksionojnë dhe që studentët që vijojnë studimet tashmë do të vazhdojnë pa ndërprerje me vitin e ardhshëm akademik", thekson zyra e BE-se.

Ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor.

Kjo zyrë thekson se BE mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit të Kosovës dhe se vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00) 

 

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, pajisje keto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë.  (Spitali i Mitrovicës, Klinika e Neonatologjisë, ora 14:00)