05 Prill 2020

Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë

Prishtinë, 24 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin bisedoi për gjendjen në fushën e arsimit dhe programin e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar këtë gjendje.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet i uroi ministres Bajrami detyrën, ndërsa theksoi se Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë, respektivisht implementimin e programit qeveritar për arsimin.

Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin për mbështetjen që Zvicra ka dhënë nëpër vite në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, e në veçanti në sektorin e arsimit.

Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme në mënyrë që të realizohet misioni për ndryshime pozitive në të gjitha nivelet e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)