25 Prill 2024

Vullnetarë të Korpusit të Paqes ndihmojnë shkollat e Kosovës

Prishtinë, 17 gusht - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie morën pjesë në ceremoninë e betimit të grupit të katërt të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Vullnetarëve të Korpusit të Paqes sot iu ndanë certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit gjatë tre muajve në Kosovë, ndërsa dy vitet e ardhshme do të angazhohen si mësimdhënës të gjuhës angleze në disa shkolla të Kosovës, për çka sot edhe e bënë betimin solemn.

Ministri Bajrami, duke iu drejtuar vullnetarëve të Korpusit të Paqes, ndër tjera tha se ju do të punoni në shkolla dhe vise të ndryshme të Kosovës me nxënës të të gjitha komuniteteve. Ju si qytetar të vendit me të përparuar ku kultivohet ndjenja e tolerancës dhe respektohet diversiteti, duhet t’iu tregoni të rinjve se e ardhmja është në edukim të mirë, në bashkëjetesë dhe respekt të njëri tjetrit dhe se kjo është një Kosovë e re çfarë ne po e ndërtojmë.

“Jam i sigurt që me punën tuaj me nxënës dhe mësimdhënës të gjuhës angleze, do të ndikoni në masivizimin e gjuhës angleze, sepse gjuha angleze bashkë me IT–të po bëhen mjet mësimor i domosdoshëm për të promovuar një mësimdhënie bashkëkohore të shekullit 21 “, tha ministri Bajrami.

Në fund ministri Bajrami tha se MASHT është shumë e nderuar që për çdo vjet presim vullnetarë të rinj të cilëve iu urojë qëndrim të këndshëm në Kosovë dhe të jenë të suksesshëm, një herësh tha se ju jeni edhe misionarë të paqes, tolerancës diversitetit dhe koekzistencës midis të rinjve.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe ambasadori Greg Delawie i cili ka falënderuar MAShT-in për bashkëpunimin e ofruar dhe familjet mikpritëse të vullnetarëve të paqes për shërbimet dhe miqësinë e ofruar gjatë qëndrimit të shtetasve amerikan në mesin e familjeve të tyre për të shtuar se bashkëpunimi dhe miqësia me Kosovën është e përhershme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)