19 Prill 2024

Vetëvendosje: Arsimi i rrezikuar nga ndërhyrjet partiake

Prishtinë, 7 nëntor - Qendra e Drenasit e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikatë për media ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të komunës dhe drejtorit të arsimit në komunë, pasi sipas saj arsimi në drenas është në gjendje të mjerueshme.

Problem kryesor sipas tyre janë ndërhyrjet e vazhdueshme partiake.

“Pushtetarët komunalë po e përdorin Drejtorinë e Arsimit për realizimin e interesave të jashtëligjshme personale dhe partiake. Zyrtarët e papërgjegjshëm komunalë në Drejtorinë e Arsimit kanë gjetur mundësi dhe hapësirë të madhe për keqpërdorime të ndryshme, për shkak se ky sektor ka numrin më të madh të punëtorëve publik” është thënë në kominkatën e dërguar nga Petrit Bajraktari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)