21 Janar 2022

UShAF ofron certifikime ndërkombëtare në bashkëpunim me institucione austriake të arsimit

Ferizaj, 25 nëntor - Në kuadër të porjektit “Të mësuarit në distancë në arsimin e lartë dhe të vazhdueshëm-Zhvillimi i programeve mësimore on-line dhe të kombinuara në Kosovë”, i cili implementohet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Shkolla Austriake e Studimeve të Aplikuara (ASAS) dhe i bashkëfinancuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), sot kanë përfunduar me sukses dhe janë certifikuar kandidatët e parë në dy kurset universitare “Menaxher i Çertifikuar i Biznesit” dhe “Menaxher i Çertifikuar i Projektit’’.

Me këtë rast, u nënshkrua Marrëveshje tripalëshe në mës të UShAF, ASAS dhe Universitetit të Graz-it, për njohjen e kualifikimit të fituar dhe certifikimin e tij nga Universiteti i Gaz-it. Kjo do të thotë se kandidatët e sukseshhëm të cilët e kalojnë provimin final për këto dy kurse universitare, të organizuar nga Universiteti i Graz-it, të marrin direkt certifikatë nga Graz.

Kjo Marrëveshje hap mundësinë për të gjithë profesionistët kosovar, të cilët janë të interesuar të pajisen me certifikatë nga Universiteti i Grazit për kurset universitare të lartpërmendura, që të mund të bëjnë një gjë të tillë pranë UShAF edhe në të ardhmën.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi shtetin austriak për mbështetjen, i cili sipas tij është promotori kryesor i UShAF. Poashtu, ai uroi edhe studentët të cilët me sukses përfunduan këto dy kurse, dhe mes tjerash u shpreh i kënaqur që UShAF do të ketë mundësinë për të vazhduar me këtë projekt me studentët e radhës.  

Ndërsa, Herbert Shllajer - Drejtori ndërkombëtar i projektit, falënderoi Rektorin Bajraktari për bashkëpunimin dhe tha se deri më tani kemi arritur një formë të re të arsimimit dhe gjatë muajit dhjetor do t’i dorëzohen kompetencat për realizimin e këtyre projekteve UShAF.

Veton Pira, kandidat i certifikuar në kursin “Menaxher i Çertifikuar i Projektit’’, falënderoi për mundësinë e dhënë për të ndjekur një kurs të tillë, i cili sipas tij është me vlerë dhe i nevojshëm për të gjithë ata të cilët merren me menaxhim, çoftë me menaxhim të projekteve apo menaxhim të ndërmarrjeve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj Marreveshje ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuesit lokal nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)