16 Prill 2024

USAID përkrah aftësitë për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës

Prishtinë, 12 shtator - Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të misionit të USAID-it MajK de la Rosa merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit të një Memorandum Mirëkuptimi e cila shënon fillimin programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt.

Kjo ceremoni është paraparë të mbahet në Zyren e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Iniciativa e USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt është një program  pesëvjeçar që ka për qëllim të zhvilloj aftësit për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës.

Slogani i këtij programi është “Pregatitja e rinisë kosovare për jetën dhe punën në shekullin 21”.

Dy shkollat pilot të zgjedhura për të përfituar nga ky program i USAID-it janë shkolla e mesme Xhevdet Doda në Prishtinë dhe shkolla e mesme Hajdar Dushi në Gjakovë.

Projekti realizohet në partneritet me FH1 360 dhe Qendrën Kosovare për Edukim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)