19 Prill 2024

UPZ-në e vizituan studentë nga Universiteti Drake-Iowa në SHBA

Prizren, 15 janar - Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën e kanë vizituar një grup me studentë të profileve të ndryshme nga Universiteti Drake në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Ata u pritën nga Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. rektor në UPZ dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai i njoftoi studentët me gjendjen në universitet, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

 Ndër të tjera, u.d. rektori Temaj u bëri të ditur se në UPZ është specifikë organizimi i studimeve në disa drejtime, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Ai theksoi se UPZ ka bashkëpunim me shumë universitet, si brenda vendit, në regjion dhe më gjerë, përfshirë edhe SHBA-të. 

Studentët ishin kureshtarë të dinin më shumë për UPZ-në dhe për gjendjen në arsimin e lartë në përgjithësi në vend. Në fund të vizitës ata u njoftuan me hapësirat në kampusin e Universitetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)