25 Prill 2024

UPZ arrin marrëveshje për punësim sezonal të studentëve në Turqi

Prishtinë, 24 janar - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë turke “AYT CAREER” dhe agjencinë “Alba Berisha Consulting” në Prishtinë për realizimin e punës profesionale praktike për studentët e UPZ-së në formë të punësimit sezonal në Turqi.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, Hakan Bahadir Sert nga kompania turke dhe Albana Berisha nga kompania kosovare.

Me këtë rast është bëri prezantimi i mundësive për punë, ku kanë marrë pjesë Kryetari i Parlamentit Studentor Arianit Berisha dhe vartësit e tij studentë në Parlamentin Studentor dhe në njësitë akademike.

Rektori Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për studentët e UPZ-së që të punojnë në punë sezonale.

Ditëve në vijim do të publikohet konkursi për aplikim ku do të mësohen detaje e aplikimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)