12 Korrik 2020

UPZ arrin marrëveshje me Zyrën Austriake për Shkëmbime Akademike

Prizren, 5 nëntor - Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Rektor i Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" së bashku me Prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimin me Zyrën Austriake për Shkëmbime Akademike (OeAD) me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të mësimdhënies e mësimnxënies në Fakultetin e Filologjisë, respektivisht në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane

Kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin në mes këtyre dy institucioneve dhe kontribuon në institucionalizimin e mëtejmë të zyrës së programit të lektoratit austriak për 5 vite akademike në kuadër të Universitetit ╩║Ukshin Hoti╩║ në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 16:00)