28 Mars 2024

UP shkarkon zëvendës prorektoren Teuta Pustina-Krasniqi

Prishtinë, 29 mars - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me sot diskutoi mbi situatën e krijuar pas deklaratave të prorektores për marrëdhënie me jashtë Prof. ass. dr. Teuta Pustina-Krasniqi lidhur me çështjen e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Këshilli Drejtues distancohet nga deklaratat individuale të prorektores Pustina-Krasniqi, të cilat edhe pse sipas saj të paqëllimshme kanë zgjuar reagimin e segmenteve të shoqërisë civile dhe kërkesave për përgjegjësi nga Parlamenti Studentor i UP-së.

Këshilli Drejtues i UP-së mbetet i përkushtuar thellë në luftimin e të gjitha dukurive negative në UP duke zbatuar ligjin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në një situatë të tillë, Këshilli Drejtues i UP-së në suaza të përgjegjësive të veta statutare, respektivisht nenit 15 të Rregullores së punës së Këshillit Drejtues të UP-së, me votim të fshehtë vendosi për shkarkimin nga detyra të prorektores Prof. ass. dr. Teuta Pustina-Krasniqi .

Këshilli Drejtues shpreh vlerësimin e vet për punën e deritanishme të Prof. Pustina-Krasniqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)