20 Prill 2024

UP nënshkruan Memorandum me Akademinë e Shkencave dhe Arteve

Prishtinë, 28 maj - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Marjan Dema, sot ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari, akademik Nexhat Daci.

Në këtë takim, ku prezent ishin: prorektori për kërkime shkencore në UP, prof. dr. Faton Berisha, nënkryetari i ASHAK-ut, akademik Jusuf Bajraktari, sekretarja shkencore e ASHAK-ut, an. ko. Myzafere Limani, u diskutua për rëndësinë që kjo marrëveshje e mirëkuptimit do të ketë për komunitetin.

I lumtur me nënshkrimin e këtij Memorandumi u shpreh Rektori Dema. Sipas tij, ky Memorandum do të mundësojë që potencialin që e ka UP-ja ta vejë në dispozicion të shkencës dhe komunitetit.

“Jam i lumtur qe këto dy institucione elitare të shkencës tani e tutje do të jenë edhe më afër njëri – tjetrit, kështu edhe me afër komunitetit, me nënshkrimin e këtij Memorandumi. Në cilësinë e rektorit të UP-së, siguroj në përkushtimin e plotë të Universitetit në zbatimin e të gjitha pikave që parasheh ky Memorandum”, tha Dema në fjalën e tij.

Në anën tjetër, Akademik Nexhat Daci i uroi mirëseardhje përfaqësuesve të Rektoratit të UP-së, ndërkaq u shpreh i lumtur për arritjen e këtij bashkëpunimi formal dhe të rëndësisë së lartë.

“Sot po e ndajmë një kënaqësi të përbashkët sepse për herë të parë në 40 vitet e ekzistencës se ASHAK-ut dhe në rreth 50 vitet e funksionimit të UP-së, dy institucionet më të larta të arsimit dhe shkencës në vend do të kenë një bashkëpunim substancial të kodifikuar, ani pse bashkëpunimi nuk ka munguar edhe me parë” tha Daci në këtë takim.

Ai tha që shpreson që ky bashkëpunim të shërbejë jo vetëm në shkencë, por të jap kontribut edhe për komunitetin dhe për institucionet shtetërorë.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të përcaktojë fushat fundamentale të kërkimeve akademike, për të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.

Palët nënshkruese të këtij Memorandumi janë pajtuar për nevojën dhe përfitimet që do të kenë me rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)