25 Prill 2024

UP nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Trakia

Prishtinë, 5 prill - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Trakia të Turqisë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve. Fushat e studimit ku studentët do të kenë mundësi të studiojnë janë nga fusha e gjuhësisë, matematikës, mjekësisë, etj.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe atij të Trakias të Turqisë, përmban në mënyrë të specifikuar numrin e studentëve se në cilat drejtime do të lëvizin ata dhe sa kohë do të qëndrojnë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, tha se kjo marrëveshja përmban disa fusha ku studentët e dy universiteteve do të kalojnë nga 30 muaj për të kompletuar një nivel të studimit.

“Kryesisht janë nga fusha e gjuhësisë dhe filologjisë në përgjithësi, gjuhës turke dhe gjuhës shqipe. Dy universitetet kanë departamentet respektive, Universiteti i Prishtinës ka departamentin e gjuhës turke dhe Universiteti i Trakias ka departamentin e gjuhës shqipe. Por jo vetëm nga fusha e gjuhësisë, por shkëmbimi i studentëve është menduar të jetë edhe nga fusha e matematikës, mjekësisë, edukimit dhe inxhinierisë mekanike”, tha ai.

Rektori i Universitetit të Trakias së Turqisë, Yener Yoruk, tha se kjo lloj marrëveshje nënshkruhet për herë të parë përmes Fondacioni Mevlana ndërmjet dy universiteteve.

“Qëllimi i marrëveshjes është që studentët dhe profesorët të vizitojnë dhe të studiojnë në të dyja universitetet respektive. Universiteti Trakia ka 35 mijë studentë, ku prej tyre janë edhe nga shtetet ballanike. Universiteti i Trakias është universiteti i parë që ka në program gjuhën dhe letërsinë shqipe”, theksoi ai.

Secila fushë studimi e përfshirë në marrëveshje, do të dërgojë nga tre studentë, të cilët do të qëndrojnë nga 30 muaj në universitetet respektive dhe do të pajisen me diploma. Ndërkaq, shkëmbimi i stafit akademik do të jetë nga një javë në dy universitetet respektive.

Të gjitha shpenzimet e këtij shkëmbimi akademik do të mbulohen nga Fondacioni Mevlana. Ndërsa, Universiteti i Prishtinës ka marrë përsipër që të akomodojë studentët të cilët vijnë nga Universiteti i Trakias. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)