28 Mars 2024

UP mban mbledhje komemorative në nderim të akademik Idriz Ajetit

Prishtinë, 19 shkurt - Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u organizua mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së akademik Idriz Ajetit, i cili u nda nga jeta me 13 shkurt, në moshën 102 vjeçare.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” prof. dr. Marjan Dema vlerësoi lartë veprimtarinë e akademik Ajetit, i cili në periudhën 1973-1975 shërbeu si rektor i UP-së.
“Ndonëse akademik Ajeti u nda fizikisht nga kjo jetë, figurat si ai janë të përjetshme dhe shërbejnë si frymëzim për pasardhësit për dekada e shekuj me radhë."

"Kontributi i tij disa dekadash në Universitetin e Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e institucionit tonë. Akademik Ajeti me veprimtarinë e tij në arsimin e lartë dhe në akademi, na la një thesar të çmuar pas vetës” tha Dema.

Për veprimtarinë e akademik Idriz Ajetit foli para të pranishmëve prof. dr. Bardh Rugova, shef i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik.

"Idriz Ajeti është një ndër gjuhëtarët pionier të Kosovës, gjurmët e të cilit janë gjithkund ku vendi ka shënuar ndonjë të arritur” tha Rugova. Ai njoftoi të pranishmit që Salla Solemne e Fakultetit të Filologjisë, këtë të premte, me vendimin e Këshillit të Fakultetit, ka marrë emrin “Salla Idriz Ajeti”.

Në emër të familjarëve në ketë takim komemorativ foli znj. Remzie Ajeti, vajza e axhës së akademik Idriz Ajetit. Ajo tha që për familjarët, Idriz Ajeti ishte udhërrëfyes i një jete të suksesshme dhe një figurë shumë fisnike.

Akademik Idriz Ajeti ishte intelektual, albanolog, akademik e pedagog i shquar. Profesori Ajeti iu bashkua së pari UP-së në vitin 1960, fillimisht si mësimdhënës në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filozofisë në Prishtinë, për të vazhduar më pas si profesor ordinar.

Profesor Ajeti deri në vitin 1973 ka shërbyer në pozita të ndryshme menaxheriale brenda Fakultetit Filozofik të UP-së, ndërkaq në po këtë vit, ai arriti kulminaconin e karrierës në Universitetin e Prishtinës, duke u zgjedhur rektor i këtij Universiteti, ku shërbeu deri në vitin 1975. Akademik Idriz Ajeti ndërroi jetë të mërkurën, me datë 13 shkurt 2019. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)