20 Shtator 2018

Universiteti “Kadri Zeka”, më i miri në nivel të Republikës së Kosovës

Gjilan, 11 janar - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të manifestimit mbarkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, që i kushtohet dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri, ka pritur në takim pune rektorin e Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, i cili mban emrin e dëshmorit të rënë pikërisht në këtë datë në rrugën e resistencës për lirinë e Kosovës, Kadri Zeka.

“Sot kam në takim pune rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i cili ka qenë bashkveprimtarë i Kadri Zekës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe i vargut të gjatë të veprimtarëve, që ideal të vetëm kishin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës."

"Kemi folur për punën, angazhimin, zhvillimin dhe funksionalizimin e Universitetit. Është njëri nga universitetet më të mira publike në Republikën e Kosovës edhe pse i themeluar më së voni, por fatmirësisht është institucioni më funksional dhe është në shërbim të një numri shumë të madh të studentëve."

"Gëzimi  ynë i madh është që këtë vit tashmë kemi vendimin për ndërtimin e kampusit të ri, që është vendimi më i mirë që kemi punuar jashtëzakonisht shumë së bashku me rektorin Kosumi dhe do të vazhdojmë të punojmë për një universitet të mirëfillt”, ka thënë kryetari, Lutfi Haziri.

Kurse nga ana e tij rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin Haziri për gjithë angazhimin e bërë në instancat më të larta që nga presidenti e deri te deputetët dhe qeveria e Kosovës, në ngritjen e këtij universiteti, zhvillimin e tij, ecjen përpara dhe tashmë edhe punën e madhe që ka bërë për vendimin e fundit për ndërtimin e kompleksit un iversitar.

“Universiteti “Kadri Zeka”, është universiteti më funksional dhe më të mira në Kosovë, pozitë kjo e cila na bënë edhe më të vendosur që të vazhdojmë tutje me angazhime konkrete që institucioni ynë akademik, të jetë në funskion të të gjithë regjionit të Gjilanit por edhe të gjithë Kosovës dhe përtej kufijve të saj”, ka thënë mes tjerash rektori, Kosumi.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)