25 Prill 2024

Universiteti i Prizrenit shënon ngritje në rangimin ndërkombëtar

Prizren, 25 janar - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, pas azhurnimit të bërë nga Cybermetrics Lab -  Spanish National Research Council, përsëri ka shënuar ngritje në rangim.

Në bazë të rezultateve të publikuara në këtë web të cilat i ka përpunuar profesori i mirënjohur i UP-së, Prof. Dr. Blerim Rexha, UPZ është avancuar për 1473 vende më lartë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar. Në bazë të këtyre rezultateve, UPZ rikonfirmohet universiteti i dytë publik në vend.

Profesori Rexha, në një postim në facebook ka theksuar se algoritmi i rangimit i bërë publik në po avancohet çdo vit duke u krahasuar me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education, etj..

Vlen të theksohet se vitet e fundit UPZ ka shënuar ngritje të vazhdueshme në ragimin ndërkombëtar, ndërsa vitin e kaluar ishte universiteti me progresin më të madh në trojet shqiptare, duke u ngritur për mbi 6 mijë vende në këtë ranglistë.

Deri këtu UPZ ka arritur falë punës dhe përkushtimit të gjithë punonjësve të UPZ-së dhe menaxhmentit me në krye Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj  i cili gjatë mandatit të tij ka vendos standarde të larta në çdo aspekt, ka theksuar Ramadan Baraliu, zëdhënës i UPZ-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)