25 Prill 2024

Universiteti i Prishtinës tregon progres të rëndësishëm në rangimin global

Prishtinë, 5 shtator – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sërish ka treguar progres të rëndësishëm në rangimin global të universiteteve dhe kolegjeve të Webometrics. Në këtë rangim, të cilit i nënshtrohen më tepër se 12.000 universitete nga mbarë bota, Universiteti publik me i rëndësishëm i Kosovës për një kohë relativisht të shkurtër ka lëvizur në pjesën më të lartë të renditjes së universiteteve botërore.

Katër vite më parë Universiteti i Prishtinës zinte vendin e 4,937 në këtë ranglistë, ndërkaq këtë vit UP-ja u ngjit në pozicionin e 2,429.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema e sheh këtë lëvizje pozitive në rangimin e Webometrics si rezultat të reformave të fundit në këtë institucion. “Edhe pse UP-ja ka shumë punë derisa të mund të konsiderohet si njëri ndër më të mirët në botë, është kënaqësi të shohësh këtë progres, i cili konfirmon përpjekjet tona për reforma në vitet e fundit.”

Një reformë e rëndësishme të cilës UP-ja ia atribuon ngritjen në këtë rangim është zhvillimi i sistemit hulumtues të bazuar kryesisht në praktikat e universiteteve publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një ndihmesë të madhe në këtë drejtim e ka dhënë Programi i Transformimit të Lidershipit – Bursave dhe Partneriteteve – projekt i përbashkët i USAID-it dhe Qeverisë së Kosovës. Ashtu sikurse në pothuajse të gjitha universitetet amerikane, UP-ja tani ka themeluar dhe funksionalizuar Zyrën për Projekte dhe Programe të Sponsorizuara (ZKPS), e cila e ka për detyrë që t’i mbështetë hulumtuesit në përpjekjet e tyre për të fituar grante dhe në menaxhim të fondeve për hulumtime shkencore nga jashtë.

Sipas prorektorit për kërkime shkencore UP, prof. dr. Faton Berisha, “UP-ja pret vazhdimësi progresi në dy vitet e ardhshme, për faktin që ZKPS-ja tashmë është duke u pajisur me staf dhe ne do të bëjmë edhe më tepër për të motivuar stafin akademik për të realizuar hulumtime”.

Ngritja e hulumtimit shkencor në nivel të njësive akademike ndikon drejtpërdrejtë në rangimin e UP-së jo vetëm në Webometrics, por edhe në ranglista të tjera të universiteteve. Webometrics në mënyrë unike përdor analizimet e linqeve të cilat ata citojnë për të ofruar një vlerësim më kualitativ, i cili konsiderohet si mjet më i fuqishëm sesa analiza e citimit ose anketat globale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)