23 Prill 2024

Universiteti i Prishtinës rangohet më lartë në Webometrics

Prishtinë, 21 shkurt - Përpjekjet e akterëve në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për ngritjen e profilit akademik të UP-së kanë prodhuar një rezultat të shkëlqyer. Si rrjedhojë e kësaj, universiteti ynë tashmë rangohet shumë më lart se më parë në databaza botërore të rangimit të universiteteve.

Në fund të muajit janar të këtij viti, është shpallur versioni më i ri i rangimit të universiteteve nga Webometrics, rangim i cili Universitetin e Prishtinës e pozicionon rreth 2000 pozita më lart se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në një përditësim të ri të rangimit nga Webometrics, pozicioni i Universitetit të Prishtinës është ndryshuar nga pozita e 1471-të në pozitën e 2668-të. Me anë të kësaj komunikate, dëshirojmë të sqarojmë për opinionin dhe të gjithë të interesuarit e tjerë shkaqet e këtij ndryshimi teknik. Webometrics deri më tani e ka përfshirë në rangimin e Universitetit të Prishtinës edhe Universitetin e Mitrovicës, të administruar nga institucionet paralele në veri, i cili mban në mënyrë të paligjshme emrin Universiteti i Prishtinës. Ngritja në rangim e Universitetit të Prishtinës për mbi 2000 pozita është rezultat i punës së çmuar të stafit akademik të universitetit, që me publikimet shkencore e ka ngritur profilin akademik të UP-së. Tashmë, profili i Universitetit të Prishtinës është pastruar nga llogaritë e universiteteve tjera.

Ne sigurojmë që menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës mbetet i përkushtuar që kontributi shkencor i stafit të UP-së të vlerësohet, promovohet dhe të intensifikohet, në mënyrë që UP-ja të vijojë ngritjen e profilit akademik kudo në botë, si dhe të vazhdojë të jetë pararojë e shkencës në Kosovë dhe rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)