19 Prill 2024

Universiteti i Prishtinës i ka 173 mijë euro borxh Agjencisë së Akreditimit

Prishtinë, 26 prill - Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk po kryen obligimet buxhetore ndaj palëve që angazhon për të kryer punë në këtë institucion.

Një letër për një borxh të palarë ende, i ka arritur këtij universiteti në “derë” nga Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA).

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka borxh kësaj agjencie në shumën prej 173 mijë e 400 euro që nuk e ka paguar për vitin 2012 për procesin e akreditimit të kryer në njësitë akademike të këtij Universiteti nga AKA-ja.

Ndërsa pas këtij Universiteti në radhë vjen Universiteti i Pejës me një borxh prej 38 mijë e 100 eurosh.

AKA-ja u ka shkruar të dyja universiteteve dhe ka kërkuar nga to që të paguajnë borxhin në të kundërtën ka bërë të ditur se do të ndërpres procesin e akreditimit.

Burime brenda kësaj agjencie kanë konfirmuar për gazetën se kjo neglizhencë sidomos nga UP-ja ka vazhduar vjet dhe po vazhdon edhe sivjet. “Nuk janë të rregullt me pagesa.

Thjesht duan t’iu kryhet punë, por të paguajnë nuk duan. UP në total i kishte për vitin 2012, gjithsej 213 mijë euro...”, thotë ky burim.

Ndërkohë, që vitin e kaluar fakulteteve të UP-së iu ishte dërguar nga një letër ku kërkohej të kryhej pagesa për punën që ka bërë AKA në këtë institucion për të kryer vlerësimin e jashtëm.

Kjo ka ndodhur në maj të vitit 2012, kur kjo agjenci iu pat shkruar dekanëve të njësive akademike duke kërkuar sqarim dhe duke ua bërë me dije atyre se nuk janë mbuluar shpenzimet e vlerësimit të bërë për programe të caktuara që janë përfshirë në proces të ri-akreditimit për këtë raund nëpër fakultetet e tyre.

“Asnjë program i UP-së nuk do akreditohet apo riakreditohet në qoftë se nuk sigurohen këto mjete”, pati thënë kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë (KKC) Feridje Zhushi-Etemi në atë kohë duke i kujtuar UP-së gjithashtu se nuk mund të shpallë konkurs për pranim të studentëve për programet që duhet të riakreditohen, nëse me kohë nuk siguron fondin dhe merr riakreditimin për këto programe.

Por, papërgjegjshmëria financiare e këtij universiteti ka vazhduar dhe nuk di të ndalet edhe nga menaxhmenti i ri, që siç duket po vazhdon “traditën” e mospagesës....

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)