18 Janar 2020

Universiteti i Mitrovicës organizon konferencën ndërkombëtare në Gjeoshkencë

Mitrovicë, 10 tetor - Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB)organizon konferencën Ndërkombëtare të Gjeoshkencës” në të cilën pritet të marrin pjesë studiues dhe shkencëtarë nga shumë vende evropiane dhe nga rajoni. 

 “Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë” ka zgjuar interesim tek shkencëtarët nga shumë vende të botës.

Sipas organizatorëve deri me 20 korrik 2019, kur është mbyllur afati, për pjesëmarrje në konferencë janë regjistruar 86 pjesëmarrës.

UMIB ka bërë të ditur se janë dorëzuar gjithsej 55 abstrakte, prej të cilave janë pranuar 42 sosh.

Përveç studiuesve nga universitetet vendore, në konferencë do të marrin pjesë edhe studiues dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, si nga Finlanda, Italia, Polonia, Turqia dhe Sllovenia.

Studiuesit që vijnë nga jashtë janë kryesisht profesorë në universitetet, me të cilat Fakulteti i Gjeoshkencave ka bashkëpunim.

Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)