21 Maj 2019

Universiteti i Mitrovicës do të pranoj 1181 studentë

Prishtinë, 6 qershor - Në bazë të vendimit të Senatit, sipas propozimit të njësive akademike, në vitin akademik 2018/19 (niveli bachelor) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të pranohen 1181 studentë.

Të gjithë do të jenë studentë të rregullt, meqë në Universitetin “Isa Boletini” nuk ka studime me korrospondencë.
 
Ndryshe mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë, do të regjistrohen deri në 2 për qind përkatësisht deri në 23 studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtar të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Si shtesë e numrit të përgjithshëm të përcaktuar, UMIB do të regjistrojë deri në 12 për qind, përkatësisht deri 141 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Kuota prej 12 për qind e vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në UMIB, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Maqedonia dhe Shqipëria.

Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen nga këto vende do të jetë 1 për qind e numrit të përcaktuar, përkatësisht deri 14 studentë. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në Republikën e Kosovës, do t’iu nënshtrohen kushteve të njëjta për pranim si kandidatët nga Kosova.

Mbi bazë të konsideratave humane, UMIB rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

Ndryshe kandidatët, të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të UMIB nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi në UMIB pa përfunduar studimet në programin ku kanë qenë duke studiuar ose pa u ç’regjistruar nga programi aktual i studimeve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)