28 Mars 2024

Universiteti i Gjilanit hap konkursin per pranimin e studenteve te rinj

Gjilan, 6 shtator - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në afatin e dytë të konkursit të studimeve themelore -baçelor dhe master ofron nëntë programe për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë për vitin akademik 2017-2018.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing , programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, kurse në studimet master respektivisht në programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë do të regjistrojë 117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 6.9.2017 deri më 13.9.2017 nga ora 9.00 deri në orën 16.00, kurse për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 18.9.2017 deri më 16.10.2017 nga ora 9.00 deri në orën 16.00, dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të ditës së diel.

Provimi pranues për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike do të mbahet më 15.9.2017, kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik, më 16.9.2017.

Provimi pranues për studime master, do të mbahet më datë 18.10.2017.

Njoftimet dhe orarin për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike për studime baçelor do të shpallen më 14.9.2017, kurse për studime master më 17.10.2017 në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net .

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 18.9.2017, kurse për master deri më 19.10.2017 në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb faqen e universitetit.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.9.2017, ndërsa për master deri më 23.10.2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)