28 Mars 2024

Universiteti i Gjilanit do të regjistrojë 277 studentë të rregullt në afatin e dytë

Gjilan, 16 tetor - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka njoftuar se në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë plotësues të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë 277 studentë të rregullt në studime baçelor.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej sot deri më 23 tetor në shërbimet për studentë të fakulteteve përkatëse ku dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave.

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e universitetit.

Provimi pranues do të mbahet të martën më 27 tetor për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative.

Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më 28 tetor.

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)