19 Korrik 2018

Universiteti i Gjilanit do të regjistrojë 1218 studentë

Gjilan, 9 korrik - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë 1218  studentë të rregullt në studime baçelor.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë si më sipër, Universiteti do të regjistrojë deri në 2% përkatësisht deri në  22  studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 123  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen  si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 35 studentë .

Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe kandidatët jashtë Kosovës, përkatësisht 13 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të  veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.
 
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Aplikimi online mund të bëhet prej datës 09.07.2018 deri më 17.07.2018 në ora 15:00

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 09.07.2018 deri më 17.07.2018  nga ora 9.00 deri në orën  16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në ueb-faqen e universitetit.

Provimi pranues do të mbahet më  20.07.2018.

Detajet lidhur me kohën  e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 19.07.2018

Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues kandidatët nuk mund të kenë pranë vetes telefona celularë dhe asnjë mjet  tjetër teknologjik.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 23.07.2018  në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.
Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datë 27.07.2017

Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.

Në departamentet, degët, drejtimet ose programet ku nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë me këtë konkurs, do të shpallet konkurs plotësues.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)