18 Janar 2021

Universiteti i Gjakovës dhe HERAS+ nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 24 dhjetor - Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat  e  Aplikuara  Plus  (HERAS+) nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit.

Nëpërmes këtij Memorandumi UGJFAdhe Projekti ‘HERAS Plus’ do të bashkëpunojnë në nivele teknike me qëllim forcimin e kapaciteteve të UGJFApër të hartuar Planin Strategjik 2021-2025si dhe në procesin e realizimit të Planit Strategjik.

Projekti ‘HERAS Plus’ është bashkë-financim  i  Agjencisë  Austriake  për  Zhvillim  (ADA)  dhe Ministrisë  së  Arsimit  dhe  Shkencës  së  Republikës  së  Kosovës  (MASh).  

‘HERAS  Plus’ implementohet nga një  Konsorcium  i tre organizatave të specializuara Austriake:  WUS  Austria, ZSI, dhe OeAD

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)