19 Prill 2024

Universiteti dhe Komuna e Prizrenit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prizren, 15 shkurt - Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit dhe Komuna e Prizrenit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga  Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Kryetari Prof. Dr. Mytaher Haskuka.

Përfaqësuesit e dy institucioneve e vlerësuan lartë thellimin e bashkëpunimi ndër institucional.

Rektori Temaj e ka falënderuar Kryetarin e Prizrenit për mbështetjen duke theksuar se arritja e kësaj marrëveshje shkon në funksion të lidhjes së ngushtë të universitetit me palët e interesin, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi me pushtetin lokal ka shumë rëndësi për të ardhmen e universitetit.

Ndërkaq, kryetari Haskuka vazhdimisht e ka mbështetur universitetin. Ai ka theksuar se për zhvillimin e gjithëmbarshëm pikë kyqe është lidhja e arsimit me ekonominë, ndërsa roli i Universitetit të Prizrenit në këtë aspekt është shumë i rëndësishëm.

Qëllimi i kësaj Marrëveshja të Bashkëpunimit është të përcaktojë kushtet e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për interesin reciprok.

Dy institucionet pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin  dhe ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes të tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik, dhe ngritjen profesionale të studentëve të Universitetit. 

Komunës e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit së bashku do të kontribuojnë në drejtimin të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit edukativ dhe profesional, ofrimin e shërbimeve përkatëse për këtë universitet, gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë. Në këtë aspekt, Universiteti i Prizrenit do t’iu ofrojë ndihmë shkencore-profesionale Komunës së Prizrenit me shërbimet e veta.

Komunës e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit pajtohen që  në përgatitjen e propozimeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, që kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në Prizren, hartimin e analizave ekonomike, në mënyrë të rregullt të paraqesin ofrimin e përbashkët dhe të këmbejnë informatat e domosdoshme për implementimin  projekteve.

Komuna e Prizrenit do të pranojnë në baza mujore një numër të studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit për të bërë praktikën profesionale nëpër zyrat e Komunës dhe institucioneve vartëse.

Komuna e Prizrenit do të angazhohet që të ofrojë bursa për studentët më të dalluar të Universitetit dhe me gjendje të rënduar ekonomike, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve.

Komunës e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, që kanë kapacitete dy palët.

Komuna e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti”  pajtohen që të angazhohet një  doktor i mjekësisë familjare dhe një infermieri në Kampusin e Universitetit.

Komuna e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti”  pajtohen për Shfrytëzimin e institucioneve dhe hapësirave komunale për studentët, si: Bibliotekës Komunale, Qendra Sportive “Sezai Surroi”, fushave sportive, institucionet kulturore komunale, etj.;

Komuna e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti”   pajtohen që të bashkëpunojnë  gjatë procesit të hartimit të planeve dhe dokumenteve strategjike të dy palëve.

Komuna e Prizrenit pajtohet që të planifikojë ndarjen e hapësirave dhe tokës komunale për nevoja të zgjerimit të infrastrukturës të UPZ-së dhe për nevoja specifike të fakulteteve përkatëse, konform ligjeve në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)