03 Korrik 2020

UKZ merr kryesimin e radhës së Konferencës së Rektorëve

Prishtinë, 18 qershor - Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar takimin e radhës, ku nga sot kryesimin e saj do ta ketë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë rektorët e  universiteteve publike në Republikën e Kosovës, derisa për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit nga COVID 19, është reduktuar numri i mysafirëve të ftuar.

Mbledhje e ka hapur Prof. Dr. Fadil Milaku Rektori i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, njëherësh kryesuese i Konferencës.

 Më pas Rektorët unanimisht kanë zgjedhur kryesuesin e  Konferencës së Rektorëve,  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi Rektor i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, kurse Prof. Dr. Alush Musaj Rektor i Universitetit ‘’Isa Boletini’’ në Mitrovicë  është zgjedhur zëvendës kryesues. Pas votimit është bërë edhe bërë pranim dorëzimi i kryesimit të Konferencës.

Rektori i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë i cili dorëzoi kryesimin tek Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, tha se ka qenë privilegj që të punoja së bashku me të gjithë në ngritje të cilësisë dhe vlerave të Universiteteve Publike të Kosovës, gjatë mandatit sa ishte Kryesues i Konferencës.

 Kurse Rektori Bajram Kosumi ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje dhe njëherësh ka përgëzuar Rektorin Millaku për kryesimin e deritashëm të Konferencës.

Rektori ka thënë se që nga viti 2016 kur u themelua Konferenca e Rektorëve e deri më tani, është bërë mjaft punë e mirë duke mbrojtur arsimin e lartë dhe cilësinë e arsimit nga politikat shkurtë pamëse.

Ai ka falënderuar Arsim Bajrami, në atë kohë Ministër e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, për ndihmën në themelimin e Konferencës së Rektorëve.

Rektori Kosumi pos tjerash ka thënë se do të vazhdoj të punojë në orientimin e politikave programore në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në ngritjen e cilësisë në arsim për studentët, në mobilitet dhe hulumtime, në promovime shkencore dhe shkëmbim të përvojave.

Rektori ka ftuar të gjithë që të mbështesin universitetet dhe të besojnë në arsimin cilësor në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)