28 Mars 2024

UBT nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Vlorës

Prishtinë, 23 korrik - Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), me universitetet të shumta më prestigjioze në Evropë dhe botë, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe rektori i Universitetit të Vlorës, në Vlorë të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Albert Qari, zhvilluan një takim të rëndësishëm në objektin e Universitetit të Vlorës dhe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunim ndëruniversitar.

Më konkretisht, kjo marrëveshje parasheh mundësimin e bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte te prbashketa zhvillimore dhe hulumtuese, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë, zbatimin e përbashkët të programeve studimore, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndëruniversitar në mes UBT dhe Universitetin të Vlorës ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët., ku rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Albert Qari, gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar qëndroi për një vizitë në Kosovë, me ftesë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) me rastin e shenimit te 10 vjetorit te punes se UBT-se.

Qari, gjatë kësaj vizite dhe takimet e njëpasnjëshme me Presidentin e UBT-së, Dr. Hajrizin, u njoh me zhvillimet në këtë universitet, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete, më konkretisht, Dr. Hajrizi, e patë njoftuar atë lidhur me zhvillimet e përgjithshme për institucionin që e drejton, UBT-në, dhe kanë gjetur mirëkuptimin që në një të ardhme të afërt për të shtrirë bashkëpunimin në një varg fushash akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet, dhe gjatë takimeve u bisedua dhe u iniciua për bashkëpunimin ndëruniversitar.

Po ashtu në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Hajrizi, u nda shume i kënaqur me të arritura ne Universitetin Vlorës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy krerët e dua institucioneve universitare u dakorduan edhe për organizimin e përbashkët të konferencave të nivelit të lartë shkencor në kuadër të përvjetor jubilar,  më saktësisht në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)