16 Prill 2024

UBT nënshkruan marrëveshje me Agjencinë Zhvillimore Rajonale për Perëndimin

Prishtinë, 24 korrik -  Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), me institucione  të shumta vendore dhe ndërkombëtare, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe drejtoresha ekzekutive,  në Agjencinë Zhvillimore Rajonale për  Perëndimin, znj.  Lemana Hatoshi, zhvilluan një takim të rëndësishëm  dhe nënshkruan  një marrëveshje bashkëpunim ndërinstitucional.

Kjo marrëveshje parasheh  mundësimin  e bashkëpunim ndërinstitucional si në projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, shkëmbimin e eksperiencave nga fushat e ndryshme  me qëllim të bashkëpunimit sa më profesional , organizimin e simpoziumeve dhe konferencave ndërkombëtare, etj ”, theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, pas  nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndërinstitucional  në mes UBT dhe Agjencinë Zhvillimore Rajonale për  Perëndimin  ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

Po ashtu në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e këtij institucioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)